Ambasadori amerikan: As Serbia, as Kosova nuk po i përmbushin obligimet nga Brukseli

31.10.2016 21:51:46
Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Kyle Scott ka vlerësuar se edhe Beogradi edhe Prishtina duhet t’i përmbushin obligimet që burojnë nga Marrëveshja e Brukselit.

Ai ka shtuar se obligimet e “kontraktuara” nuk po përmbushën mjaftueshëm shpejt.

“Kosova nuk po e përmbushë atë që e ka premtuar. Sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ata nuk e kanë bërë atë që e kanë premtuar. Por mendoj se për Serbinë është më mirë që të përmbush atë që e ka premtuar”, ka thënë Scott për mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se nëse Serbia i përmbush detyrimet e veta, në BE askush nuk do të thotë se ajo po e frenon dialogun.