Vuçiq i frikësuar: Vështirë se do zbulohet kush qëndron pas armëve afër shtëpisë time

31.10.2016 21:40:47
Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq tha se kishte frikë se autoritetet shtetërore do ta kenë të vështirë për të gjetur se kush i la armët pranë shtëpisë së tij në Jajincë.

“Unë besoj tek shërbime dhe shteti i Serbisë, por kam frikë se do të jetë vështirë për të gjetur se kush qëndron prapa asaj… prapa asaj se kush i solli armët dhe për çfarë qëllimi i kishte lënë”, tha Vuçiq para gazetarëve në Hamburg.

Ai shtoi se rasti i tij duket i komplikuar dhe nuk mund të zgjidhet lehtë.

Vuçiq tha se ai nuk do të flasë në lidhje me rastin, sepse kjo mund të ndikon në qeverisjen ë tij.

“Kjo është e pazakontë, por unë besoj se organet tona shtetërore dhe departamentet do të zgjidhë këtë problem, jam i bindur”, tha Vuçiq.

I pyetur nëse, janë zbuluar gjurmët e ADN-së në tre personat e dyshuar, ai tha se është i bindur se ishte një tentativë për vrasje ose mendonin se dikush aksidentalisht i ka lënë armët, Vuçiq ka thënë se, është më së miri që të mos flas për këtë, pasi thotë se do t’i lë në dorë shërbimeve dhe autoriteteve  shtetërore që ata ta kryejnë këtë punë pa u ndikuar nga askush.

“Kur jeni i përfshirë personalisht, atëherë nuk është e drejtë që të trajtosh punën e organeve të veçanta shtetërore, nuk konsideroj që duhet ndërhyrë”, tha ai.

“Është proces i vështirë nuk dihet nëse do të zgjidhet tani, apo pas pesë viteve, është rast i komplikuar”, u shpreh Vuçiq.

I pyetur nëse ai dyshon në  ndokënd se mund të qëndroi prapa këtij rasti, Vuçiq ka thënë se të gjitha supozimet e tij kanë hyrë në “teoritë e panumërta tragjikomike të konspiracionit serbe.”

Në afërsi të shtëpisë së familjes së kryeministrit Vuçiq në Jajincë të shtunën u gjet një kuti e mbushur plot me armë. Në të kishte raketë – zollë, katër granata dore, 100 copë municion 7.62 mm, katër ose pesë plumba për armë automatike dhe 15 fishekë të kalibrit të panjohur.

Sipas ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, dyshohet se tre persona ishin të përfshirë në këtë rast dhe se do të analizojnë ADN-në e tyre për të zbardhur rastin.