Ambasadori amerikan i dëshperuar me gjuhën seksiste në Kosovë

29.12.2016 13:26:50

 

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar pas përdorimit të gjuhës ofenduese ndaj grave në Kosovë. Në një postim në rrjetin social “Twitter”, ai ka shprehur dëshprimin e tij me komentet seksiste të përdoruara kohën e fundit në vendin tonë.

Delawie vlerëson se duhet të ndryshojë qëndrimi që vlerëson të qenit të sigurt, konkurrues dhe ambicioz, përveç nëse ju jeni një grua.