Veseli merr pjesë në Konferencën ndërkombëtare “Com-sult” në Vjenë

16.01.2017 18:14:33

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar në Austri, për të marrë pjesë në Konferencën “Com-sult”, që mbahet në Vjenë.

Kryeparlamentari Veseli është i ftuar për të diskutuar për të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Të martën, gjatë prezantimit të kryeparlamentarit Veseli në këtë konferencë, do të jenë të pranishëm personalitete të larta të shteteve të ndryshme.

Përveç adresimit para përfaqësuesve të shumtë shtetërorë, kryetari i Kuvendit të Kosovës do të jetë edhe pjesë e paneleve ku do të diskutohen sfidat e Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimit të Bashkimit Evropian.