Komuna e Prishtinës intervenon në “Rrugën B”, kyqjet ilegale shpërthyen kanalizimin

26.02.2019 18:18:52

Bashkë me zjarrfikësit dhe ujësjellësin, Komuna e Prishtinës ka intervenuar në një rrjetin e kanalizimit në rrugën B në Prishtinë.

Aty është gjetur se ka pasur kyqje ilegale dhe lidhje të gabueshme, transmeton Telegrafi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i Prishtinës, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai ka thënë se intervenimet në këtë zonë do të jenë edhe më afatgjate.

“Bashkë me zjarrfikësit dhe ujësjellësin gjetëm problemin e shpërfaqjes së kanalizimit në rrugën B. Kyqje ilegale e lidhje të gabueshme. Tani e sanojmë por do të duhet intervenim edhe më afatgjatë. Falenderojmë banorët në mirëkuptim”, ka shkruar Shpend Ahmeti.