Për anëtarësim në UNESCO, Kosova mund të aplikojë vetëm në tetor

10.02.2017 15:03:09

Kosova vetëm në tetor mund të ri-aplikojë për anëtarësim në UNESCO, për shkak se për rendin e ditës për seancën e prillit të Këshillit Ekzekutiv të organizatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara është përcaktuar tashmë.

Duke cituar burime nga UNESCO, gazeta politiko thotë se kjo organizatë vetëm në seancën e tetorit mund të ketë ri-aplikim për anëtarësimin e Kosovës e cila mund të jetë në rendin e ditës, transmeton lajmi.net.

Sipas raportimeve të mëhershme të mediave nga bashkësia ndërkombëtare Kosovës i është rekomanduar që këtë vit mos të kandidojë për anëtarësim në UNESCO.

Përndryshe, Këshilli Ekzekutiv i shumicës së thjeshtë të UNESCO-s do të vendosa për kërkesën e paraqitur për anëtarësim, më pas vendimi pozitiv merren me shumicën votash prej dy te tretash.

Kujtojmë, se ka pasur deklarata nga zyrtarët serb që do të bëjnë të pamundur anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.