Ambasadori amerikan viziton mjedrat në Podujevë

16.09.2016 11:01:35

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, do të vizitojë sot Komunën e Podujevës.

Në një njoftim për media nga ambasada amerikane, bëhet e ditur se ai do të vizitojë fermën e mjedrave në fshatin Katunishtë.

Vizita realizohet sot në orën 14:30, në fermën e mjedrave të këtij fshati.