Ngjarje e rëndë në Tiranë, vdesin nëna dhe foshnja në maternitet

16.09.2016 11:03:15

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Mësohet se një 35-vjeçare dhe foshnja e saj kanë ndërruar jetë.

Viktima është A.Ç nga Paskuqani. Familjarët kanë akuzuar mjekët për vdekjen e tyre.

Nëna shtatzënë është paraqitur me një komplikacion rreth orës 21 të mbrëmjes së djeshme.

Familjarët deklarojnë se nëna nuk ka marrë ndihmë mjekësore nga mjekët.

Një i afërm ka deklaruar se janë drejtuar fillimisht në urgjencë, por sipas tyre ajo ishte e mbyllur.

Urgjenca është hapur pas 20 minutash dhe vetëm pas 30 minutash ka dhënë ndihmën.

“Spitali nuk kishte oksigjen dhe asgjë. Kirurgu është vonuar 2 orë”, tregojnë familjarët.