Ambasadori britanik në Arabinë Saudite konvertohet në mysliman

15.09.2016 13:41:44

Ai bëhet diplomati i parë i lartë që kthehet në islam dhe kryen haxhin.

Simon Collis tha se  ka vendosur të konvertohet në Islam pasi ka kaluar 30 vite në shoqërinë myslimane, shkruan Daily Mail.Ai ishte fotografuar i veshur në petka të bardha tradicionale për haxhin vjetor në Mekë, të cilin çdo mysliman duhet ta kryejë të paktën një herë në jetën e tyre. 

 

Collis është i martuar me sirianen Huda al-Mujarkech.Ai ka shërbyer si ambasadori i Britanisë së Madhe në Siri deri në vitin 2012, kur lidhjet diplomatike u prishën mes Mbretërisë së Bashkuar dhe tregjimit të presidentit Bashar al-Assad.