Ambasadori britanik shkon në zyret e LDK-së pak para mbledhjes së Kryesisë

25.02.2021 17:54:36

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka shkuar në zyret e LDK-së pak para nisjes së mbledhjes së Kryesisë së dorëhequr të kësaj partie.

Ai është parë teksa hyrë në zyret e kësaj partie, teksa nuk dihen arsyet e vizitës.

Ndryshe, LDK mbanë sot mbledhjen e kryesisë së saj të dorëhequr.

Kryesia bashkë me kryetarin e LDK-së aktualisht janë në largim, pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit.