Ambasadori Delawie vizitoi Kishën Protestante

04.08.2016 16:48:13
Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Greg Delawie së bashku me zyrtarin politik Scott Lang vizitoi Kishën Protestante Ungjillore të Kosovës (KPUK).
Në selinë e KPUK-ut ambasadori Delawie u prit nga kryetari Pastor Driton Krasniqi me anëtarët e Këshillit të Shërbestarëve pastorët Femi Cakolli dhe John Chesnut.

Sipas një komunikate për media të Kishës Protestante ambasadori u interesua për fushëveprimin, angazhimin e Komunitetit Protestant në shoqërinë kosovare dhe marrëdhëniet mes KPUK-ut me shtetin dhe rolin e saj në vendin tonë.

Kryetari Driton Krasniqi nga ana e tij nënvizoi pengesat që komuniteti protestant ndesh në mosmarrjen e lejeve të ndërtimit për objektet kishtare si dhe shprehu shqetësimin e tij për mospërfilljen që po hasim nga komunat për ndarjen e parcelave për varreza të Kishës Protestante.

“Mosmiratimi i amendamenteve të Ligjit për Lirinë e Fesë ka sjellë pengesa për komunitetin tonë dhe për të gjitha bashkësitë fetare në Kosovë”, tha Krasniqi.

Ambasadori Delawie theksoi se Qeveria e SHBA-ve angazhohet vazhdimisht për promovimin e lirisë fetare dhe të drejtat e për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.