Futi 20 kg kokainë në Britani, 10 vjet burg për 43-vjeçarin shqiptar

06.08.2016 19:52:29

Një gjykatë në Britaninë e Madhe e ka dënuar me 10 vjet burg një shqiptar, pasi u shpall fajtor për futjen e 20 kg kokainë me vlerë 1 milion paund, drejt vendit ishullor .

43-vjeçari Andi Vezuli, me shtetësi shqiptare dhe italiane, u dënua nga gjykata e Canterbury, pasi u kap teksa drejtonte një kamion me 20 kg kokainë.

Sipas mediave vendase, 43-vjeçari teksa kaloi në Dover, skaneri zbuloi drogën dhe agjentët britanikë ndaluan shqiptarin. Pas kontrollit, u zbulua edhe sasia e drogës në kamion prej 20 kg kokainë.

Ngjarja ndodhi në 1 qershor të këtij viti, ndërsa Andi Vezuli është dënuar me gjykim të shkurtuar. Autoritet britanike e konsideruan kapjen e drogës si një punë të shkëlqyer nga ana e policisë kufitare, që sipas tyre luan një rol kyç në parandalimin e futjes së drogave në Mbretërinë e Bashkuar.