Nuhiu: Maqedonia rrezikohet nga radikalizmi

06.08.2016 19:35:19

Zëvendës ministri i brendshëm i Maqedonisë, Agim Nuhiu thotë së vendi është i rrezikuar nga radikalizmi.

Sipas tij në Maqedoni veprojnë grupe radikale, por se ka garantuar se policia është e gatshme dhe e vëmendshme për ta menaxhuar situatën.

Në një intervistë Nuhiu e ka thënë se pjesëtarët e grupit të Kumanovës po keqtrajtohen, ndërsa ka deklaruar se pjesëmarrja e shqiptarëve në njësitet speciale të policisë në Maqedoni është simbolike.