Ambasadori gjerman, Christian Heldt: Të akuzuarit e Speciales të paraqiten vullnetarisht!

03.10.2017 13:32:11

 Ambasadori i ri gjerman në Kosovë, Christian Heldt, gjatë intervistës ekskluzive për gazetën “Zëri” ka thënë se të ftuarit nga Gjykata Speciale duhet të paraqiten vullnetarisht, ose ftesa e Gjykatës duhet zbatuar nga institucionet kosovare të sigurisë.

 

“Ky do të jetë një shembull tjetër për ta parë se si veprojnë në ndërkohë institucionet e drejtësisë dhe autoritetet përgjegjëse për sundimin e ligjit në Kosovë”, ka thënë mes të tjerash ambasadori Heldt.

Zëri: Shumë shpejt Gjykata Speciale pritet t’i ngrejë aktakuzat e para ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së. Si do të duhej të silleshin të akuzuarit potencialë ndaj ftesës së kësaj Gjykate, si dhe cili duhet të jetë reagimi i institucioneve të sigurisë në vend?

Heldt: Dhomat e Specializuara janë një institucion juridik brenda së drejtës kosovare. Pra, ne llogarisim që të ftuarit nga Gjykata ose duhet paraqitur vullnetarisht, ose ftesat e Gjykatës duhen zbatuar nga institucionet kosovare të sigurisë. Ky do të jetë një shembull tjetër për ta parë se si veprojnë në ndërkohë institucionet e drejtësisë dhe autoritetet përgjegjëse për sundimin e ligjit në Kosovë