Shkodër, e ëma e të arrestuarit për terrorizëm: Im bir i pafajshëm

07.11.2016 12:37:56

Nëna e një prej të arrestuarve për terrorizëm në operacionin e ditës së shtunë, mes të cilëve një mjek, ka thyer heshtjen.

Jetmira Faslia, e ëma e Ergys Faslia, ka mohuar akuzat ndaj të birit për përfshirje në aktivitete për rekrutimin e terroristëve.

“Djali im nuk ka pasur lidhje dhe as nuk ka folur për ISIS. Kur ka ardhur policia për ta marrë ai ka qenë në shtëpi në gjumë me gruan dhe fëmijët. Ka qenë ora 10 e darkës. Ai nuk ka asnjë lidhje. Ka shkuar në punë dhe në xhami. Djali ka dy shkolla të larta, biokimi dhe infermieri. Ka punuar berber sepse nuk kemi mundur të gjejmë vende pune. Nuk kemi të ardhura. E ka ndihmuar babai dhe vjehrra për të paguar qeranë”.