Moti i keq ka përfshirë Italinë. Reshjet e shiut, tornadot, bora në veri kanë prekur vendin. Si pasojë dy persona raportohet se kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Një tornado në Ladispoli shkatërroi muret e dy kateve të fundit të një pallati në rrugën ‘Ancona’. Një 47-vjeçar indian, i identifikuar si Singh Surinder humbi jetën pasi i ra në kokë një kornizë e madhe, e shkëputur nga një kishë. Një tjetër kalimtar u lëndua rëndë, pasi u shty nga era e fortë dhe u përplas me një vetratë xhami.
Në Cesano është regjistruar një tjetër viktimë si pasojë e motit të keq. 74-vjeçari Fernando Fiosere humbi jetën pasi u zu poshtë nga një pemë. Moti i keq ka shkaktuar edhe shumë dëme materiale.