Sulm në një tren në Zvicër, theren 7 persona

13.08.2016 18:47:12

Një sulm i rëndë ka ndodhur në një tren në Zvicër. Një person, i pajisur me thikë ka therur 7 pasagjerë.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në qytetin e St.Gallen. Të plagosurit kanë edhe shenja të djegies, raporton “Daily Mail”.

Dyshohet se agresori ka përdorur edhe lëndë djegëse.