Kryetari i Komitetit të “Republikës Serbe”, qytetar nderi në Kosovë

07.11.2016 12:44:46
Kryetari i Komitetit të Republikës Serbe, Mirolad Arlov, është shpallur qytetarë nderi, për “shkak të ndihmës që u ka dhënë serbëve në Kosovë”.

Vendimi për Arlov-in që të shpallet qytetar nderi u bë në seancën e Qarkut Administrative të Mitrovicës, ku morën pjesë shefi i Qarkut Vaso Jeliq dhe kryetarëve të organeve të përkohshme komunale të Mitrovicës, Zveçanit, Leposaviqit, Zubin Potokut, Vushtrrisë dhe Skenderajt.

“Ky çmim prestigjioz është dhënë për ndihmën e vazhdueshme humanitare që Arlov i ka dhënë popullit serb në Kosovë pesëmbëdhjetë vitet e fundit”.