Momenti prekës, kur i riu në 16-vjetorin e lindjes merr një dhuratë nga babai i tij i ndjerë (Video)

11.06.2017 22:08:37

As që kishte ëndërruar që pikërisht babai i tij i ndjerë, do t’i jep dhuratën më të mirë për ditëlindjen e 16-të.

 

Jonathan që është adhurues i flaktë i muzikës metal, nuk kishte mundur në asnjë mënyrë të pajtohet me vdekjen e babai të tij, dhe për këtë as që kishte dashur ta festojë ditëlindjen dhe nuk i interesonin fare dhuratat.

Megjithatë, ai ka marrë një dhuratë që ia kishte lënë pikërisht babai i tij i ndjerë.

“Sot është ditëlindja e 16-të e vëllait tim të vogël dhe është ditëlindja e parë që e feston pa babanë. Një muaj më parë e kam regjistruar në kursin për kitarë, kurse instruktori i tij më ka thënë se duhet të shoh diçka. Kur u futa brenda e pashë kitarën që ia kishte blerë babai para se të vdiste. Thjesht nuk mund të besoja. Kështu pasi e mora pas përfundimit të shkollës, e dërgova drejt në qendrën ku ushtron për kitarë. Aty e priste një befasi e këndshme”, ka deklaruar motra e tij.

Babai i tyre disa ditë para vdekjes i kishte blerë një kitarë birit të tij, dhe e kishte fshehur në qendrën ku ai ushtron për kitarë, dhe kur ia dorëzuan dhuratën e babait, nuk mund të ndalte lotët.