Ambasadori gjerman përgëzon Qeverinë dhe institucionet tjera për trajtimin e coronavirusit

18.03.2020 12:30:48

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës dhe të gjithë institucionet tjera për trajtimin që po bëjnë ndaj coronavirusit.

Heldt përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se veprimi serioz qeveritar po e tregon vlerën e tij.

“Shenjë e mirë që veprimi serioz qeveritar tani po tregon vlerën e tij kundrejt retorikës populliste. Urime Qeverisë së Kosovës dhe të gjithë të përfshirëve në trajtimin e COVID-19 deri më tani. Faleminderit stafit mjekësor, forcave të rendit, dhe të gjithëve që po ndihmojnë. Vazhdoni punën e mirë dhe jini të sigurtë”, ka shkruar Heldt.

Ambassador Christian Heldt

@GermanAmbKOS

Good sign that serious government action now shows its value vs. populistic rethoric, everywhere. Congrats to government of Kosovo and all involved on handling COVID so far. Thanks to medical staff, forces of order, all helping. Keep up the good work & be safe.