Shqipëri/ Biologu Ethem Ruka parashikon rritjen e të prekurve nga Covid-19

18.03.2020 13:40:00

Zyrtarisht numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë ka shkuar në 59, ndërsa deri më tani raportohet për 2 viktima.

Sipas deklaratave të autoriteteve shëndetësore numri i të infektuarve pritet të rritet në javët e ardhshme. Një parashikim në lidhje me situatën në vendin tonë ka bërë edhe profesori i njohur Ethem Ruka.

Sipas grafikëve të publikuar nga Ruka, kurba e rasteve në Shqipëri po rritet, teksa thekson fort se të dhënat e ditës së djeshme janë optimste.

“Duke përpunuar të dhënat kumulative të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë për infektimet nga koronavirusi në vendin tonë, më rezultoi kjo kurbë që është në ngjitje.

Në grafikun me kolona jane rastet e reja për çdo ditë. Të dhënat e ditës së djeshme janë optimiste.

Uroj që kurba lineare të arrijë sa me shpejt tavanin dhe të mos ndryshojë, ndërsa në grafikun me kolona, kolona e fundit të bëhet zero”, shkruan biologu Ethem Ruka.