Ambasadori Greg Delawie nuk shkon në Gjakovë

08.09.2016 11:00:49

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, kishte planifikuar që gjatë ditës së sotme të vizitojë qytetin  e Gjakovës.

Megjithatë, sipas një njoftimi në komunikatën e dërguar, thuhet se vizita e Ambasadorit Delawie, është anuluar.

 

Nuk janë dhënë më tepër detaje rreth arsyes së ndryshimit të këtij vendimi ku ambasadori pritej të takonte kryetaren e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila.