Ambasadorja gjermane: Opozita të mos bojkotojë zgjedhjet

05.04.2017 13:22:18

 

Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë, Susanne Schutz, i ka bërë thirrje opozitës të bdërpresë bojkotin e Parlamentit dhe të kthehet për të vijuar me zbatimin e refomave.

Nga Vlora, ambasadorja ka qenë e qartë në deklaratën e saj: “I bëj thirrje opozitës të kthehet në Kuvend dhe të votojë reformat, – tha ajo. – Rregullat i përcakton Kushtetuta dh ajo duhet respektuar. Subjektet politike vendosin vetëm mbi bazën e Kushtetutës. Opozita të hyjë në zgjedhje dhe të marrë vendime mbi reformat”.

Ambasadorja ka shtuar më tej se duhet të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme në të cilat duhet të marrin pjesë ato parti që dëshirojnë të futen.

“Ashtu sikurse Gjermania është shprehur zgjedhjet duhet të jenë të lira e të ndershme dhe të zhvillohen në kohën e duhur. Në zgjedhje duhet të marrin pjesë ato parti që dëshirojnë të futen”, është shprehur ambasadorja.