Amerika dhe EUROPOL bllokojnë propagandën e ISIS-it në internet

27.04.2018 13:13:44

Policia amerikane dhe e Bashkimit Europian bllokuan organet kryesore të propagandës në internet të grupit të Shtetit Islamik, gjatë një operacioni të përbashkët të ndërmarrë në disa vende, njoftoi sot agjencia europiane e policisë EUROPOL.
“Me këtë operacion të pazakontë, ne kemi dhënë një goditje të fortë për kapacitetet e Shtetit Islamik për të përhapur propagandën e tij në internet dhe për të radikalizuar të rinjtë në Europë”, deklaroi kreu i agjencisë europiane, specializuar në eliminimin e kriminalitetit, Rob Wainwright në një komunikatë.

Operacioni ka prekur gjithashtu agjencinë “Amaq” përdorur nga islamikët radikalë për të bërë thirrje për sulme dhe për të përhapur thirrjet për xhihad.