Amerikanët e kanë një plan të ri për eliminimin e Kim Jong-unit

10.06.2017 22:09:09
Grushti i shtetit mund të jetë zgjidhja e përshtatshme për gjithë situatën e tensionuar me Korenë e Veriut, thotë nga instituti RAND – i financuar nga Qeveria e SHBA-ve.

Problemi i vetëm i kësaj zgjidhjeje – në dukje të thjeshtë – mund të jetë që të binden zyrtarët dhe elita politike që të kthehen kundër Kim Jong-unit! Sipas ekspertëve nga RAND-i, nxitja më e madhe e koreanoveriorëvE për këtë është se ATA do të kishin imunitet nga ndjekjet për shkeljet e të drejtave të njeriut.

Raporti i fundit i publikuar nga RAND-i tregon nivelin e indoktrinimit dhe propagandës në Korenë e Veriut. Aty thuhet se bashkimi me Korenë e Jugut do të humbte pushtetin, pasurinë dhe autoritetin E TYRE. Ndërkaq, në rastin tjetër ekstrem, rënia e regjimit – përfshirë mundësinë e luftës – përveç këtyre humbjeve mund t’ju kushtojë edhe me jetë, transmeton Telegrafi.

Pjesa më e vështirë e planit është mbështetja e jashtme kundër anëtarit më të ri të dinastisë Kim dhe bindjes së elitës se nëse sulmi bëhet, mund të marrin pjesë në krijimin e politikës së re shtetërore në Korenë e Veriut post-Kim.

Analistë tjerë nuk janë aq optimistë dhe thonë se përpjekjet e mëparshme të grusht shtetit në Korenë e Veriut përfunduan keq. Nuk duhet harruar as se dinastia Kim me dekada shpërblen besnikët e regjimit, me dhurata luksi si vetura ose banesa. Ndërkaq, sipas burimeve në Korenë e Jugut, nga frika për sigurinë personale, Kimi që më 2013 ka shtuar rojet personale dhe rreth rezidencës ka shumë ushtarë të armatosur rëndë e me makina të blinduara.