Nëse na qenka aq i ditur ky Gazmend Islami për rastin e Kumanovës, të paktën të kishte zbuluar kush janë agjentët tradhtarë shqipfolës të shërbimit maqedonas që kanë mashtruar dhe kanë tradhtuar grupin e Kumanovës! Do të ishte kështu në shërbim të Mëmëdheut dhe jo argat i shërbimëve të huaja…
Luan Hamiti
Na paska dalë në shesh, një (b)analist antikombëtar, pa asnjë kulturë inteligjence e koncept etik që ka barazuar shërbimin maqedonas me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI) dhe Shërbimin Informativ të Shtetit (SHISH)!
Ka bërë plepi gomarë!
Është një fare Gazment Islami që u quajt veten gjoja analist politik duke thenë idiotësira se në rastin e Kumanovës, shërbimi maqedonas, AKI dhe SHISH kinse kanë përgatitur skenarin bashkë.
Shërbimi maqedonas është personifikimi i të gjitha të këqijave antishqiptare të një shteti artificial dhe kolonial si Maqedonia e Veriut, një kinseshtet që i shtyp, i terrorizon dhe i vret shqiptarët, edhe në skenare si Kumanova.
Kurse AKI e SHISH, të dyja këto shërbimet e shteteve shqiptare, mbrojnë sovranitetin, tërësinë territoriale dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Si rrjedhojë, ata (shërbimi maqedonas nga një anë dhe AKI-SHISH nga ana tjetër) janë në pozita diametralikisht të kundërta, jo pa asnjë kontakt mes tyre, por nuk mund të kenë kurrën e kurrës skenare vrasëse të shqiptarëve në të cilat shërbimi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë të jene të involvuara
Ndërsa ata shqipfolës që punojnë për shërbimin maqedonas jo vetëm nuk kanë vend në AKI dhe SHIS, por përndiqen si spiunë të këtij shteti kolonial e antishqiptar maqedonas nga strukturat shqiptare e kosovare.
Pa depërtuar në sekretet shtetërore të klasifikuara dhe pa komentuar fare rastin konkret i Kumanovës, mjafton të themi se vet BETIMI kombëtar që e thotë solemnisht çdo punonjës të Shërbimit Informativ të Shtetit, është:
“Betohem solemnisht se do ti shërbej me përkushtim dhe ndershmëri Republikës së Shqipërisë për forcimin e sigurisë kombëtare, do të veproj në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, do të kryej me përgjegjësi dhe profesionalizëm, detyrat që do të më ngarkohen, do të ruaj sekretin dhe do të jem besnik ndaj Shërbimit Informativ të Shtetit në përmbushjen e misionit të tij. BETOHEM!”
Ky betim është shprehja më e sinqert e atdhedashurisë ndaj Republikës së Shqipërisë, respektin ndaj Kushtetutës dhe ligjeve, përgjegjesia dhe profesionalizimi në punë, ruajtja e sekretit dhe besnikëria ndaj SHISH-it që jo vetëm çdo punonjës, por edhe çdo bashkëpunëtor të SHISH-it duhet ti kenë. Ky betim është arsyeja pse SHISH-i kurrë nuk mund të krahasohet me shërbimin maqedonas, kurrë nuk mund të mpleksen interesat e tyre! Nuk e njoh betimin e AKI-së, por besoj fuqimisht se edhe AKI-ja ka të njëjtin tagër kombëtar si SHISH-i.
Ky (b)analist antikombëtar Gazmend Islami po thurr shpifje ndaj AKI dhe SHISH dhe jo vetëm që nuk i njoh fare rastin e Kumanovës, por flet si miza në qumesht, i porositur ndoshta nga vet shërbimi maqedonas apo nga shërbime të tjera sllave antishqiptare.
Të godasësh sot AKI dhe SHISH është bërë modë e këtij shtypi antikombëtar! Nëse na qenka aq i ditur ky Gazmend Islami për rastin e Kumanovës, të paktën të kishte zbuluar kush janë agjentët tradhtarë shqipfolës të shërbimit maqedonas që kanë mashtruar dhe kanë tradhtuar grupin e Kumanovës! Do të ishte kështu në shërbim të Mëmëdheut dhe jo argat i shërbimëve të huaja…
Turpi tu mbulofte juve gazetaruca, (b)analista e portale antishqiptarë që godisni dhe etiketoni AKi-në dhe SHISH-in! Është koha të kthjellohuni dhe të na thoni kush ju paguan të bëni këto turpe, sepse nesër do të jetë shumë vonë…!
Tiranë, 17 korrik 2019






































