Analizat për vdekjet e dyshimta në QKUK dërgohen jashtë vendit

13.09.2017 11:58:33

Ministri Ismaili lëshoi deklaratë lidhur me vdekjet e dyshimta në QKUK Që nga e hëna Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë veprime konkrete për vdekjet e dyshuara në QKUK. Si rrjedhojë, kjo ministri ia ka nisur analizat jashtë vendit analizat për vdekjet e dyshimta. Kështu ka njoftuar ministri Shëndetësisë, Uran Ismaili në një deklaratë dërguar mediave. Deklarata e Ismailit: MSH-ja i dërgon analizat jashtë vendit për vdekjet e dyshimta në QKUK Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përmes një deklarate për publik, dëshiron të informojë opinionin lidhur me veprimet konkrete të ndërmarra nga ana e tij lidhur me rastet e raportuara për “vdekjet e dyshimta” në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ministri, përmes kësaj deklarate, ka njoftuar të gjithë qytetarët e vendit për disa veprime konkrete janë marrë që nga e hëna për rastin e raportuar mbi vdekjet në QKUK, raporton Koha.net. • Të gjitha inspektoratet e Ministrisë Shëndetësisë janë urdhëruar të shkojnë në QKUK për të filluar hetimet e pavarura dhe të detajuara; • Në mënyrë që ky rast të trajtohet me vëmendjen dhe seriozitetin më të madh, kam kërkuar që ekipet e inspektorëve të udhëhiqen nga zyrtarët e lartë të këtyre institucioneve si p.sh Kryeinspektorja e Inspektoratit te Shëndetësisë, U.D Kryeinspektorit Farmaceutik, Drejtori i Laboratorit për Kontroll të Cilësisë; ● Kemi kërkuar raportim të rregullt nga SHSKUK-ja, për hetimet në sfera të tjera ● Ekipet kanë izoluar të gjitha pajisjet dhe janë blombuar të gjitha mostrat; ● Rekomandimet e ekipeve të MSh-së janë që për disa çështje të bëjmë edhe analiza jashtë vendit, dhe unë kam autorizuar zyrtarët e Ministrisë për të filluar menjëherë këtë; ● Kam kërkuar nga të gjitha palët, që procesi të jetë transparent për publikun për çdo veprim të ndërmarrë. Po ashtu, ekipet e MSh, janë duke monitoruar edhe punën e ekipeve të QKUK-së. “Shërbimet e sigurta mjekësore dhe trajtimi i dinjitetshëm, janë e drejtë e çdo qytetari të Republikës së Kosovës dhe çfarëdo tentimi për të dëmtuar shërbimet për përfitime, apo për të neglizhuar situatat, do të ndëshkohet. Unë jam i vetëdijshëm për sfidat që ka ky resor dhe pikërisht për këtë, me ekipin tim, do të jemi të pa-kompromis ndaj të gjithë atyre faktorëve që kanë ndikuar apo ndikojnë që gjendja në shëndetësi të mos jetë ajo që qytetarët e dëshirojnë”, thekson më tej ministri i Shëndetësisë. Në asnjë rrethanë, thotë ministri Ismaili, nuk do të tolerojmë më neglizhencën apo çfarëdo veprimi tjetër, që e ndalë progresin në shëndetësi. Të ngjajshme Ministri Ismaili: Shëndetësisë do t’ia gjejmë ilaçin Nënkryetari i PDK-së “godet” Kurtin e Molliqajn