Audio-përgjimi, Braçe: Inskenim për të marrë pushtetin me dhunë

05.06.2018 11:50:29

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe e ka cilësuar audio-përgjimin e pretenduar nga opozita që akuzon vëllain e  Ministrit Fatmir Xhafaj si të përfshirë në trafik droge, si një akt të pastër kriminal.

“Opozita kërkon të rikthehet në pushtet pa u tharë gjaku i 21 janarit. Ai nuk është një audio-përgjim, por një audio-inskenim, – tha Braçe, ndërkohë që opozita e braktisi mbledhjen. – Sajojnë gjithçka për të ardhur në pushtet, duan të vijnë me dhunë. Të hetohet audiopërgjimi. Bëhet fjalë për një inskenim për të marrë pushtetin me dhunë”, – tha Braçe mes të tjerash.