“LOYOLA – GYMNASIUM” ARRIN KALUESHMËRINË 100 PËR QIND, NDËRSA ARRITSHMËRINË 77 PËR QIND

05.06.2018 13:24:22

Prizren, 5 qershor 2018

Nxënësit e klasave të nënta të “Loyola – Gymnasium” në Prizren kanë arritur rezultate të larta në Testin e Arritshmërisë – kalueshmërinë 100 për qind, ndërsa përqindja e arritshmërisë është 77 për qind.
Në këtë mënyrë, kjo shkollë arrin të shënojë rezultate të larta në nivel kombëtar, duke përmbushur kështu objektivat e saj për arsimim cilësor dhe me kritere evropiane.
Drejtori gjeneral i “Loyola – Gymnasium”, dr. Axel Bödefeld, thotë se ky rezultat është fryt i punës me përkushtim nga të gjithë në këtë shkollë, por edhe i mbështetjes së vazhdueshme të prindërve, të cilët mbeten hallkë e veçantë e bashkëpunimit dhe e sukseseve të “Loyola – Gymnasium”.
/E.S/