Andin Hoti largohet nga PDK dhe bëhët pjesë e VV

15.09.2021 09:46:54

Kryetari i delegacionit të Kosovës në bisedime për çështjen e personave të zhdukur, Andin Hoti është larguar përfundimisht nga Partia Demokratike e Kosovës.

Lajmin se Hoti është larguar nga PDK-ja, i cili mandatin e kaluar ishte pjesë e kësaj partie, e ka konfirmuar anëtari i kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari.

I pyetur për përkrahjen që Hoti i ka dhënë Kurtit rreth çështjes së arkivave, Nurellari u shpreh se nuk i vije çudi që kur një person largohet nga partia t’i ndërrojë edhe qëndrimet për një post.

“Po njerëzit që marrin poste, pastaj në këmbim të posteve që marrin e ndryshojnë edhe besnikërinë e tyre. Nuk është rasti i parë që dikush largohet nga PDK-ja dhe shkon i bashkohet një partie tjetër, i ndërron qëndrimet dhe pozicionet,” – the ai.

Tutje Nurellari e ka përsëritur qëndrimin e PDK-së rreth pretendimeve për ekzistencën e arkivave të UÇK-së duke shtuar se kushdo që thotë se ato ekzistojnë, e dëmton Kosovën dhe se është qëndrim i papërgjegjshëm.