Vlora Çitaku takon aktorin e njohur të Hollywood-it (Foto)

28.04.2017 20:04:37
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka takuar një ndër emrat më të njohur të kinematografisë amerikane.

Matt Dillon është aktori të cilin Vlora e takoi në një gala mbrëmje të organizuar në lidhje me refugjatët, shkruan lajmi.net.

Në rrjetin social Facebook, Vlora publikoi një foto bashkë me aktorin e njohur të shumë filmave.

Filmat në të cilët performoi Mat Dillon janë: The Outsiders, Ruble Fish, Takers, Crash, e të tjerë.