Pas jahtit të devollëve, Shpend Ahmeti në “Europa Park” në Gjermani. Vetëm një biletë gati 50 euro.

14.04.2017 22:53:34

Pas aferës me jahtin e devollëve në Budvë, Shpend Ahmeti është parë bashkë me familjen edhe në “Europa Park” në Frieburg të Gjermanisë.

Ky park i njohur jo vetëm në Gjermani, mendohet se është i dyti në botë për kah madhësia dhe rëndësia, pas “Disneyland”-it, prandaj është edhe i paarritshëm jo vetëm për fëmijët shqiptarë në rajonin tonë, por edhe për qytetarë të shumë shteteve evropiane dhe botërore.

Vetëm bileta hyrëse, siç shihet në foto, kushton 47 euro për vizitorët mbi moshën 12 vjeç, dhe 40.5 euro për fëmijët nga 4 deri në 11 vjeç. Mirëpo, ky çmim nuk është gjë fare për Shpend Ahmetin, pasi që ai ka mundësi që të shkojë ku të dojë, se ka pare si zalli.

Shpend Ahmeti që është në fund të mandatit si kryetar i Prishtinës, kohëve të fundit ka shpeshtuar rastet e shetive familjare super të shtrenjta, dhe nuk dihet se apo i shijon muajt e fundit të mandatit të tij shpresëhumbur se do të mund të rikandidohet apo të rifitojë, ose ka rënë aq shumë në pare sa nuk po di si dhe kah t’i shpenzojë.