Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, PROF, Muhamet Mustafa, reagon ndaj Oliver Ivanoviqit:...

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, PROF, Muhamet Mustafa, reagon ndaj Oliver Ivanoviqit: Jetoni në iluzione dhe enderra

14.05.2017 22:31:45

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa, ka reaguar pas deklaratave të sotme të udhëheqësit të iniciativës qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, i cili ka thënë se duhet të diskutohet për statusin e Kosovës.

Mustafa, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Ivanoviq po vazhdon të jetojë me iluzione dhe me ëndrra.

“Jetoni , jetoni ne iluzione dhe endrra, perkundne veten ne hulaca!”, ka shkruar Mustafa.

“Te njoh mire Oliver, e di qe e din, qe kjo verete eshte nje ender e juaj shekullore qe u doli makth. Po nejse paske hyre ne liste!”, thuhet në shkrimin e Mustafës në Facebook.

Në një intervist , Oliver Ivanoviq , i dyshuar për krime lufte, kishte thënëse nuk njeh shtetin e KOSOVËS

“Sipas meje, politika serbe ka një listë të prioritete për raportet me kroatët dhe boshnjakët, duke i paraqitur ato më të rëndësishme se me shqiptarët. Unë mendoj se shqiptarët duhet të jenë prioriteti ynë”, ka thënë Ivanoviq për Blicin serb.

Sipas tij mënyra e vetme për t’i zgjidhur këto probleme është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, dhe krijimi i raporteve të mira me shqiptarët nëpërmjet Tiranës.

Ai ka theksuar se Kosova asnjëherë nuk do të pushojë së qeni pjesë e Serbisë.

“Kosova nuk do pushojë asnjëherë së qeni Serbi, por duhet të ulemi dhe ta diskutojmë statusin e Kosovës”, përfundoi Ivanoviq.