Anëtarë të kryesisë së LDK-së, u takuan me deputetin e Bundestagut gjerman Volkmar Klein

31.07.2018 17:51:42

Sot, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu Sekretari i Përgjithshëm, z. Ismet Beqiri dhe kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, z. Avdullah Hoti  janë takuar me deputetin e Bundestagut gjerman, z. Volkmar Klein dhe z. Johannes D. Rey – Shef i Zyrës së Fondacionit KAS për Maqedoni dhe Kosovë.

Nënkryetari Veliu dhe deputeti Klein biseduan për proceset politike dhe për përkrahjen e Gjermanisë për shtetin e Kosovës.

Nënkryetari Veliu e falenderoi shtetin mik, Gjermaninë për mbështetjen e gjithanshme për Kosovën, njëherit ai shprehu përkushtimin e LDK-së dhe të qytetarëve të vendit për të thelluar bashkëpunimin dhe miqësinë e përhershme me Gjermaninë.

Gjatë takimit të pranishmit diskutuan edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe perspektivën e zhvillimit të vendit në të gjitha fushat.

Z. Klein e falenderoi nënkryetarin Veliu për pritjen duke vlerësuar lartë rolin e LDK-së për proceset demokratike dhe zhvillimore në Kosovë.

Ai poashtu theksoi mbështetjen e mëtutjeshme për Kosovën.

LDK – Zyra për Informim