Anija spitalore-ushtarake arrin në Nju Jork

31.03.2020 00:56:49

Anija spitalore-ushtarake Comfort arriti sot në Nju Jork, ku numri i vdekjeve të lidhura me Coronavirusin është rritur në 1.218.

Anija ka 1.000 shtretër dhe do të trajtojë pacientët që nuk janë të infektuar me Coronavirus për të liruar vendet në klinikat infektive, raporton AP.

Përveç 1.000 shtretërve, Comfort ka 12 salla operimi.