Anita në rolin e “kryeministrit”, i jep vërejtje ministrit Pal Lekaj

10.05.2018 19:39:48
Anita Muçaj, bashkëshorte e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka adresuar sot kritika ndaj ministrave të burrit të saj.

 

 

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ajo u ka dhënë vërejtje ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, dhe zëvendësministrit (të dy AAK) të këtij dikasteri, Rexhep Kadriu, të dy anëtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që udhëhiqet nga Haradinaj.

“Pergjate rruges magjistrale Prishtine- Ferizaj ose e njejta Prishtine – Kaçanik tek keni udhetuar per te mbikqyrur punimet a mos rastesisht i keni pare ca qene te ngordhur ne perafersisht cdo 100 metra??? A ua kane vrare syrin???”, ka shkruar Anita Muçaj në rrjetin social.

“Kompetence e kujt eshte mirembajtja e rrugeve magjistrale edhe e autostradave??? Ka ndoshta nje jave qe ata qene i shoh cdo dite aty, te enjtur qe kundermojne ne temperatura te ndryshme, madje ne oret e nates edhe mund te rrezikojne jete te dikujt qe nget automjet ne ate kohe”, ka shtuar ajo.

“Nuk e di kush e si por di te parashtroj pyetje: a duhet ata qene te asgjesohen vetvetiu nga natyra apo duhet dikush te kujdeset per kete çeshtje???”, ka pyetur bashkëshortja e Kryeministrit.