Anketa e BERZH: Zyrtarët e Shqipërisë më të korruptuarit në Ballkan

15.12.2016 11:25:21

Anketa e publikuar së fundi nga Banka Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim për Jetën në Tranzicion (BERZH) vëren se Shqipëria ka korrupsionin më të lartë në rajonin e Ballkanit, ndërsa korrupsioni mbetet sfidë në Europën Juglindore.

Vendi yne rezulton te kete përqindjen më të lartë të të anketuarve mes te gjitha vendeve te Europës Juglindore, qe theksojne se ata apo nje pjesëtar i familjes së tyre ka paguar nen dorë ose ka bere dhurate vitin e fundit në pothuajse të gjitha shërbimet publike.

Per menyren si lufothet korrupsioni 25% e shqiptarëve të pyetur thone se raportojne sapo perballen me te ,21% e tyre thone se njerëzit e thjeshtë nuk mund ta zgjidhin korrupsionin dhe 40% theksojne se refuzimi për të paguar ryshfet eshte mënyra më e mirë për të luftuar korrupsionin.

Në shëndetësi, mbi 32% e shqiptarëve të pyetur verejne se kanë përjetuar korrupsion, ndersa jane te pakenaqur per sherbimin e marre. Raporti i BERZH veren se ne vendet e Europes Juglindore pagesat korruptive jane bere ndaj deputeteve (47% e të anketuarve e kanë pohuar këtë fakt), zyrtarëve qeveritar (per te cilet e pranojne 42% e të anketuarve), pushtetit lokal (39% e të anketuarve) dhe inspektorëve tatimorë po 39% e të anketuarve.

Anketa analizon se si korrupsioni gërryen besimin te njerëzit në institucione të ndryshme dhe pakëson nivelin e kënaqësisë me shërbimet publike. Gjithashtu bën një lidhje të qartë midis përjetimit të korrupsionit te njerëzit dhe sensin e përgjithshëm të optimizmit për të ardhmen.

Anketa tregon se perceptimi i njerëzve dhe eksperienca aktuale e korrupsionit është ulur që nga 2006, por ende mbetet shumë e lartë në krahasim me vendet perëndimore.

shqipot-e-korruptuara-550x292