Anketa: Ja cili lider shqiptar preferohet në Maqedoni

19.05.2017 22:55:35

Në Maqedoni është realizuar një anketë për gjendjen politike.

Në pyetjen se cili politikan meriton besueshmëri më të madhe tek votuesit shqiptarë, mbështetja për kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti është e madhe, plot 28.1% , pason Zoran Zaev 16.1, Ziadin Sela me 14.7, ndërsa i fundit është Bilall Kasami i Besës me 13.8 %, tregon anketa e Tv Telmës.

Mbështetja e votuesit maqedonas për Nikolla Gruevskin është 33.6 përqind, për Zoran Zaev 27.3 përqind, ndërsa për Gjorge Ivanov 12.2 përqind, transmeton Aktuale.mk.