ANP: Më 16 maj është planifikuar fluturimi për në Gjermani

ANP: Më 16 maj është planifikuar fluturimi për në Gjermani

12.05.2020 05:55:12

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se më datën 16 maj është planifikuar një fluturim për në Gjermani.

Sipas njoftimit, fluturimi do të jetë Prishtinë- Stuttgart, në ora 15:45

“Të dashur udhëtarë, ju njoftojmë se me datë 16 Maj 2020, është planifikuar fluturimi si vijon: EW5713 Prishtinë – Stuttgart (ora 15:45)  EUROWINGS”, thuhet në njoftim.

ANP thekson tutje se për fluturime në kthim duhet që qytetarët t’i adresohen ambasadës së Kosovës në shtetin ku ndodhen.

“Vëmendje: për fluturime në kthim ju lusim që të adresoni pyetjet tuaja në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për bileta kontaktoni drejtpërdrejt Kompanitë Ajrore dhe Agjencionet. Për më tej, ju lusim që të keni mirëkuptim dhe për dokumente udhëtimi kontaktoni autoritetet relevante dhe përcillni informacionin e Ambasadave/Zyreve të Huaja në Kosovë në faqet e tyre zyrtare”, vijon njoftimi.