SHBA nuk tërhiqet, senatori Johnson i kërkon Vuçiqit të ketë kujdes me bazën ruse në Nish

30.08.2017 20:03:36
 ashtuquajtura Qendra Humanitare ruse në Nish të Serbisë sërish është në fokus të opinionit.

Me vizitën në Beograd, senatori amerikan Ron Johnson, i cili sot qëndroi edhe në Kosovë, u ka bërë më dije qartazi autoriteteve serbe që t’u kundërvihen kërkesave të Moskës që kjo qendër në Nish të ketë status diplomatik.

Pesë vjet pas hapjes, çështja e imunitetit diplomatik të personelit në Qendrën Humanitare ruse, si dhe status i veçantë për hapësirën dhe pasurinë e vet qendrës, është temë që tashmë haptas përmendet nga Uashingtoni zyrtar.

“Sa i përket Qendrës Humanitare shpresoj se presidenti Vuçiq dhe populli serb dhe Serbia që t’i kundërvihen të gjitha tentimeve që t’i jepet imunitet asaj qendre, sepse kjo nuk do të ishte në interesin më të mirë të njerëzve në Serbi në kuptimin ekonomik dhe investimet e huaja”, ka thënë senatori Ron Johnson, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Nënshkrimi i marrëveshjes për imunitet dhe privilegje është tashmë dy herë, në vitin 2012 me rastin e themelimit të qendrës dhe më pas në vitin 2014, me rastin e vizitës së presidentit rus, Vladimit Putin në Serbi.

Vendet perëndimore i kanë bërë në vazhdimësi presion Serbisë që ta shuaj këtë qendër, pasi që shihet si krijim i bazës ushtarake ruse në rajon.

Kjo bazë shihet edhe si kërcënim për Kosovën, pasi që nuk është shumë larg kufirit me Kosovën.

Të kujtojmë se senatori Johnson sot në Prishtinë është takuar me krerët e shtetit të Kosovës