Anton Berisha: Kosova nuk ka nevojë për kaq shumë kisha dhe xhami (Video)

12.10.2016 21:00:33

Në emisionin “Komiteti”, anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Anton Berisha, ka reaguar për ndërtimin e Kishës Katolike në Llapushnik.
Ai ka shprehur shqetësimin e tij për rëndësinë që prijësit fetarë po i japin ndërtimit të objekteve, dhe jo ndërtimit të njeriut.

Anëtari i kryesisë së AAK’së, i cili i takon besimit katolik, ka thënë se ndërtimi i Kishës Katolike në Llapushnik, dhe i të gjitha objekteve të tjera fetare, të cilat po ndërtohen për qëllime të ndryshme, ndikojnë në identitetin laik që populli ynë ka.

Berisha ka thënë se ndërtimi i objekteve fetare, të të gjitha religjioneve, duhet të bëhet sipas mesatares së shfrytëzimit të besimtarëve.

Ndërtimi i kishave dhe i xhamive është kthyer në një garë të çuditshme, e cila dëmton shtetin, dhe besimtarët në veçanti, është shprehur Berisha.

Imamët dhe priftërinjtë nuk interesohen për numrin e besimtarëve, por për vendet më strategjike të cilat bien më shumë në sy, ka thënë Berisha në “Komiteti”.