Rritja ekonomike e Maqedonisë është e njëjtë në tre muajt e fundit

12.10.2016 21:10:25

Në tremujorin e tretë të këtij viti ka patur rritje ekonomike të ngjashme me pjesën e parë të këtij viti, ndërkaq rritje ka te kursimi i qytetarëve dhe te kreditimi, pëcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo u konstatua në mbledhjen e sotme të Komitetit për politikë operative monetare të Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM), ku u vendos që norma kamatore e bonove të thesarit të mbahet në 4%, kurse oferta në ankande më 12 tetor të mos ndryshojë, pra të jetë 22 milion denarë.

Sipas njoftimit të Bankës, sinjalet për stabilizim të pritshmërive të subjekteve ekonomike janë shprehur edhe në shtator dhe tetor. Edhe në tregun devizor, lëvizjet e qëndrueshme kanë vazhauar edhe në muajt e fundit. Tashmë katër muaj me radhë, BPM-ja blen deviza dhe i plotëson rezervat devizore.