Anton Çuni: Të bëjmë një hap për formimin e ushtrisë në ditën e Shën Valentinit

14.02.2017 17:37:13

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Çuni ka thënë se nëse sot Kuvendi do të arrijë miratimin e një rezolute për formimin e Ushtrisë së Kosovës do të jetë një lajm i mirë.

Ish-ushtari UÇK-së, ka thënë se kjo do të ndodhet në një ditë simbolike, siç është 14 shkurti dita e të dashurorëve.

“Nëse sot arrijmë një rezolutë të përbashkët do ta ketë një simbolikë të mirë sepse po i hapin një rrugë Forcave të Armatosura të Kosovës, sepse pi hapim një rrugë formimit të ushtrisë së Kosovës në ditën e Shën Valentinit”, ka thënë Çuni, përcjell lajmi.net.

Ai është shprehur se formimi i Ushtrisë së Kosovës është i natyrshëm.

Çuni ka thënë se gjatë këtij procesi duhet siguruar që formimi i saj të mos kontestohet nga askush dhe të këtë mbështetjen e miqve ndërkombëtar.