Çeku: Qeveria të caktojë datën për formimin e ushtrisë

14.02.2017 17:07:42

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga PDK, Agim Çeku gjatë debatit i cili po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës, për transformimin e FSK-së në ushtri, ka tërhequr vërejtjen se Kosova nuk guxon të mbetet pa ushtri.

“Ne pa ushtri nuk mundemi me mbetë e as nuk guxjmë me mbëtë. Në fund të fundit ne duhet që ligjin ta nxjerrim me referendum, dhe kushtetutën ta mbrojmë me referendum”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se janë humbur tri vite për formimi e ushtrisë. Çeku ka përgëzuar ministrinë e MFSK-së për punën e bërë duke shtuar se FSK është e gatshme për ushtri.

Ai ka thënë se Qeveria duhet caktuar një datë se kur do ta sjellë në Kuvend formimin e ushtrisë. Ai ka thënë se caktimi i një date do të mundësonte një diskutim dhe një afërmi mes palëve me mbështetjen e faktorit ndërkombëtarë.