Anulimi i zgjedhjeve, Denar Biba: Moment i pazakontë, do njoftoj Presidentin

07.05.2017 10:45:00

Kreu i KQZ-së, Denar Biba tha gjatë mbledhjes së sotme së anulimi i zgjedhjeve të pjesshme në Kavajë është dicka e pazakontë dhe se për këtë duhet të informojë zyrtarisht Presidentin e Republikës.

“Nuk është një moment normal dhe KQZ nuk mund të bëjë një sy qorr dhe as një vesh shurdh. Një moment i pazakontë. Sot supozohej se në Bashkinë e Kavajës do të bëheshin zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë së Kavajës. Tashmë të gjithë e dini për dorëheqjen e dy kandidatëve atje. Këtë mund ta konfirmojmë dhe ne, aktet janë formalizuar dhe janë në KQZ, dorëheqjen e noterizuara të dy kandidatëve. Dje KZAZ numër 22 është mbledhur, ka pritur deri në orët e vona të natës që anëtarët e Komisioneve të Qendrave të Votimit të paraqiteshin dhe të merrnin në dorëzim bazën materiale dhe fletët e votimit. Nuk ka pasur shpërndarje të materialeve zgjedhore dhe sot gjithashtu nuk janë hapur Qendrat e Votimit në Kavajë.

për qëllim sot të informoj zyrtarisht edhe Presidentin e Republikës bashkangjitur dhe dokumentacionin përkatës lidhur me gjithë atë çka ndodhi. Flas në aspektin formal dhe ligjor e  jo politik. Do të njoftohet Presidenti i Republikës dhe në një nga ditët më të afërta besoj që Komisioni do të duhet të marrë dhe një qëndrim ligjor, ose një akt në lidhje me zgjedhjet në Kavajë”, tha Biba.