Anulohet takimi i Thaçit me shefen e Zyrës së BE-së

10.11.2016 12:23:33

Takimi i planifikua për sot në ora 11.30 nga Shefja e Zyrës së BE-së/Përfaqësuesja Speciale e BE-së, Nataliya Apostolova dhe Presidenti Hashim Thaçi është anuluar.

Arsyeja e anulimit sipas njoftimit ka ndodhur për shkak se Thaçi do të jetë jashtë Kosovës.

“Ju informojmë se takimi i planifikur për sot në ora 11.30 nga Shefja e Zyrës së BE-së/Përfaqësuesja Speciale e BE-së, Nataliya Apostolova dhe Presidenti Hashim Thaçi, nuk do të mbahet meqenëse Presidenti Thaçi do të jetë jashtë Kosovës” , thuhet në njoftim./lajmi.net