Letra e 10-vjeçares për Hillary Clinton që po bën bujë në internet (Foto)

10.11.2016 12:15:44

Lajmi i humbjes së Hillary Clinton ka dëshpëruar shumë njerëz. Ata nuk e pranojnë dot që kandidatja e tyre nuk do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë.

Disa protestojnë e të tjerë shohin hapësirat ligjore që mund t’i japin mundësi Hillar-yt të rrëzojë Trump.

10-vjeçarja Kaia James i ka dërguar një letër Hillary Clinton ku i tregon se do të ndjekë rrugën e saj.

Letra ka bërë xhiron e internetit për pak orë, ndërsa e ëma e saj thotë për Daily Mail se vajza kishte shpërthyer në lot për humbjen e Clinton.

“E nderuar Hillary Clinton,

Faleminderit që garove për mua dhe për të gjitha gratë dhe vajzat. Femrat mund të bëhen çdo gjë dhe të bëjnë çdo gjë, meshkujt nuk janë më të fortë se sa gratë. Unë mendoj se është mahnitëse fakti që kur ishit në moshën time, ju donit të bëheshit një astronaute, kur të rriteshit, unë, gjithashtu do të përfundoj atë që ju nisët”. Edhe pse ju kurrë nuk u bëtë një astronaute, keni bërë kaq shumë gjëra të pabesueshme. Ju luftuat për ne dhe tani është radha jonë të luftojmë për ju,” shkruan vajza duke insistuar se “nuk ka mbaruar ende”.

x1

x2