Aplikacioni “Sweatcoin” , hapat tuaj i kthen në para

27.08.2016 20:14:40

Duke filluar që sot mund të fitoni para duke bërë diçka që e bën gjithmonë natyralisht si për shembull të ecni. Falë aplikacionit Sweatcoin, hapat tuaj tani vlejnë më shumë dhe mund të përkthehen në para.

Programi i ndjek hapat tuaj në qytet dhe i kthen ato në digjitale. Për çdo 1000 hapa ju fitoni 0.95 SWC apo Sweatcoin të cilat mund t’i konvertoni në para reale ose t’i përdorni për shërbimet e app store.
Bashkëngjitur kësaj aplikacioni ofron edhe kurse për yoga, veshje sërfi, apo mundësinë që paratë virtuale që fitoni t’i dhuroni për bamirësi.

Të parët që e provojnë këtë aplikacion janë Amerika dhe Britania e Madhe, pastaj ai do të përhapet edhe në vendet e tjera të botës.

sweatcoin1_32364