Apostolova kërkon bashkëpunim konstruktiv nga Kuvendi, Qeveria dhe opozita

17.09.2018 17:25:14
Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovës, Natalya Apostova kërkoi nga Kuvendi i Kosovës që të ketë bashkëpunim ndërmjet pozitës, opozitës dhe Qeverisë, pasi sipas saj funksionimi i tyre e përcakton të ardhmen e vendit drejt BE-së.

Bashkimi Europian thotë Apostolova, ka shprehur shqetësim për skemat e fundit për listat e veteranëve të UÇK-së ndërsa diskutoi edhe sa i përket njohjes së statusit të mësuesëve të viteve të 90-ta në Kosovës,

“Në Kosovë duhet parë interesi i përbashkët i të gjithë qytetarëve dhe partive politike dhe duhet te ecet përpara me reforma.  Dallimet politike  nuk duhet të minojnë përpjekjet që janë në interes të Kosovës. Mosmiratimi i marrëveshjeve  që kanë të bëjnë me fondet IPA, grande të rëndësishme, janë shqetësuese, pasi BE do të jap asistencë financiare. Pa miratimin e këtyre marrëveshjeve, BE nuk do të jete në gjendje të jap fonde për Kosovën”, tha Apostolova gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë.

Apostolova foli edhe për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes për MSA-në.

“MSA ofron mundësi për të stimuluar zhvillimin ekonomik të Kosovës. Zbatimi i saj duhet të përkrahet nga reforma institucionale. Zbatimi i marrëveshjes është rruga e duhur për Kosovën. Qeveria dhe Kuvendi të qëndrojnë të fokusuar te zbatimi i saj pavarësisht zhvillimeve të tjera në vend”, shtoi ai.

Bashkimi Europian thotë Apostolova, ka shprehur shqetësim për skemat e fundit për listat e veteranëve të UÇK-së.

“Rikategorimzi i veteranëve të çertifikuar nuk ka ndodhur, kemi pasur aludime. Këto gjëra duhen parë dhe BE ka shprehur rezervat e veta”, tha Apostolova.

Sa i përket njohjes së statusit të mësuesëve të viteve të 90-ta në Kosovës, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë kërkoi të gjendet një kompromis që mësuesve t’u jepet ajo që duhet, por lidhur me këtë të mos ketë ndërlikime në buxhet.

Ndërsa për dialogun Kosovë-Serbi, Apostolova theksoi se të dy vendet duhet të shmangin bllokimin e njëra-tjetrës në rrugën drejt BE-së.

“BE-ja është angazhuar dhe përkushtuar për të vazhduar të ketë përmirësim të qëndrueshëm të Kosovës me Serbinë, duke shmangur bllokimin e njerëz tjetrës dhe në formën e një marrëveshje kontraktuale më synimin që të dyja shtetet të ushtrojnë të drejtat e tyre me përgjegjësitë e tyre. Dialogu ka synim përfundimtar arritjen e një marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe të trajtohen temat njëherë e mirë”, tha ajo.

Apostolova shtoi se vendimmarrja për liberalizimin e vizave për Kosovën, tashmë është në dorën e disa anëtarëve të Këshillit të ministrave të Evropës, ndërsa rol kyç për këtë proces, sipas saj ka Kuvendi i Kosovës.

“Kuvendi duhet të vë prioritetet, për shembull miratimin e Ligjit për  Kodin Penal, për Sinjalizuesit, e Konfisikimet, ligje këto që kanë kaluar tani pjesën e parë. Duhet angazhim kritik dhe konstruktiv mes Qeverisë dhe Kuvendit duke përfshirë opozitën”, përfundoi Apostolova sot në Kuvend.