Ministri Gashi priti në takim ambasadorin e Norvegjisë

17.09.2018 17:09:46

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per  Strand Sjaastad.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, për prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe për përpjekjet që po bën Qeveria e Kosovës në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative.

Ministri Gashi gjithashtu diskutoi për raportet me shtetet e Evropës, në veçanti me Norvegjinë, për mbështetjen që duhet t’i japin Kosovës në anëtarësim në organizata ndërkombëtare të sigurisë dhe ndihmën për ngritjen e kapaciteteve në institucionet e sigurisë në Kosovë.

Ndërsa ambasadori norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad, tha se e çmon angazhimin e MPB-së dhe se Norvegjia është e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur perspektivën evropiane të Kosovës.